Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesë-padinë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator. Sipas vendimit, Basha ka të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ dhe 1 anëtar e propozon Partia e Lirisë e Ilir Metës. Ndërkohë, Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ.