Top Channel/ Zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Meta thirrje: Të hetohen fletët e pavlefshme
30/04/2021 14:15

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë thirrje për hetim të fletëve të pavlefshme, të cilat janë rreth 83 mijë, ku sipas tij ato mund të lëvizin shumë mandate. Me ton të qetë, ndryshe nga ajo që kishim parë më parë, ku presidenti bënte thirrje për dhunë nëse blihej apo shitej vota, ai theksoi se procesi është akoma në vijim dhe akoma nuk ka një fitues të zgjedhjeve. “Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm paraprak, ende nuk ka përfunduar dhe procesi i ankimit nuk ka nisur akoma. Në radhë të parë dua të falënderoj qytetarët e Shqipërisë që pavarësisht çfarë ndodhi iu përgjigjën thirrjes së presidentit, morën pjesë 74% të paktën. Duhet të mos preket asnjë kuti apo fletë votimi, të numërohet gjithçka se pamjet filmike janë atje, është shumë e lehtë për të bërë ekspertizën nëse i ka bërë ajo dorë apo e sovranit, komisionerit, sekserit. U bëj thirrje të gjithë forcave të përqendrohen për të numëruar dhe rinumëruar deri në fund çdo votë që është hedhur nga qytetarët. Çdo krim zgjedhor e rëndon shumë pozitën e atyre që kanë ndodhur. Partitë të mos merren me analiza por t’i shërbejnë mbarëvajtjes së procesit. KQZ, Gjykata Kushtetuese të jenë në gatishmëri të gjithë këtij procesi, asgjë nuk na nxiton është shumë e rëndësishme administrimi me transparencë. Të kenë çdo lloj bashkëpunimi që kanë pasur deri më sot, të përqendrohen, të behet një hetim i fletëve të pavlefshme”, tha Meta. Presidenti sërish nuk ka dhënë një deklaratë për dorëheqjen e tij nga posti, ashtu siç premtoi para zgjedhjeve nëse PS do të merrte 71 mandate. Ai tha se ai e mbaj fjalën, por procesi akoma nuk ka mbaruar dhe nuk ka një rezultat final. “Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqe, Ilir Meta do të kishte lëvizur nëse do të ishte kështu ju e dini që e mbaj fjalën. Më 24 korrik 2022 këtu do ta bëjmë konferencën e fundit”, tha Meta.

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25