Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi rezultatin final të zgjedhjeve vendore të 14 majit në dy nga bashkitë më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës. Erion Veliaj konfirmohet fitues i zgjedhjeve në bashkinë Tiranë, ndërsa Emiriana Sako konfirmohet fituese e zgjedhjeve në bashkinë Durrës.