Top Channel/ Zgjedhjet 2025, Berisha me drejtuesit politikë: Boshti kryesor i fushatës është…
10/12/2024 21:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me Grupet e Punës së Tiranës këtë të martë. Berisha u ndal të zgjedhjet e ardhshme, ku tha se “kjo betejë kërkon që të trokasim në dyert e qytetarëve”. Sakaq ai bëri thirrje që të fillojë sulmi elektoral që do të ndalet vetëm me fitoren e PD më 11 maj, datën kur do të mbahen zgjedhjet. Ndër të tjera kryedemokrati tha se boshti qendror i kësaj fushate duhet të jetë ekonomia, ekonomia dhe vetëm ekonomia. “Kjo betejë kërkon që ne pandërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës. Të baltosemi nga këpucët në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti. Ka një mekanizëm, një faktor i provuar në të gjithëra kohëra si faktor suksesi dhe ky është takimi me njerëzit. Kanë rëndësi të gjitha të tjerat, kanë rëndësi ekranet, debatet, mediat sociale. Por në raste të caktuar, p.sh po të ishte për mediat, Kamala Harris fitonte me 80 përqind garën me presidentin Donald Trump se makineri më gjigante në botë se ajo makineri mediatike nuk mund të ketë. Por fitimtarët e fituan me takime, e fituan me takime intensive me qytetarët amerikanë. Nuk u ankuan, shumë të rralla ankesat, megjithëse absolutisht pothuajse mediat në tërësi ishin kundër tyre. Pse unë marr shembull? Duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjithë ata që ndjekin fushatën elektorale, fushata që prin në botë me risitë e veta është fushata në SHBA. Është ajo fushatë që ka setin e risive dhe që ato përhapen në vendet tjera. Për shembull bënte fushatë Barak Obama me MekKein, ajo fushatë solli përgjigjen flakë për flakë. Në qoftë se ishte para saj përgjigjja ti flisje sot, ai përgjigjej nesër, u kalua te përgjigja e menjëhershme, e shpejtë. U gjet pastaj se vetëm përgjigja flakë për flakë ishte përgjigja që anulonte ose zvogëlonte në maksimum efektin e deklaratës së kundërshtarit. Në këtë rast, risi ishte mësimi i madh se si u shemb gjiganti mediatik, të themi 80 me 20, ndoshta edhe më shumë se 80 ishin në krahun tjetër. Ndaj dhe asgjë nuk mund të zëvendësohet, nuk ka gjë më të rëndësishme se t’i trokasësh tjetrit në derë, të ulesh për të pirë në kafe, se sa t’i trokasësh në dyqan dhe të hysh të bisedosh, t’i dorëzosh një copë fletushke me pesë gjëra që ti mendon. Kështu që pra, mbetet të fillojmë sulmin elektoral, i cili ndalon vetëm me datën 11 maj, ditën e fitores. Në këtë fushatë, boshti qendror, duhet ta kemi secili nga ne të qartë, i fushatës do jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Pse? Sepse jemi në një realitet që tejkalon absolutisht pothuajse çdo lloj imagjinate. Jemi në një realitet shumë të dhimbshëm. Jemi në një realitet shkatërrimtar për njerëzit. Këto ditë po lexoja një gjë shumë trishtuese. Në vitin 2013, ne paguheshim, shqiptarët paguheshin jo vetëm më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor, por dhe se rumunët dhe bullgarët. Sot rumunët janë të paktën 5 herë më mirë se në vitin 2013. Dje e lexova. Pesëfishuar rrogat nga viti 2013. Kur sheh këto, konstaton se asgjë nuk ka më të pamëshirë, më kriminale se kjo që ka ndodhur për jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Nuk e dija, ua them me sinqeritet, që qeveria rumune nga viti 2013 gjer vitin e kaluar, ka rritur rrogën 5 herë. Kurse ne i kemi pensionet sot, minimumi 30 përqind më të ulëta se në vitin 2013. Sot po lexoja, të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni për gjërat bazë është gjer në 9 herë më i lartë se inflacioni mesatar. Pra, inflacioni i mishit, djathit, qumështit, etj, krahasuar me vitin 2022, arrin shifra gjer 9 herë më shumë. Mirëpo, të gjithë ata që jetojnë me pension, me rroga të ulëta, me ndihmë ekonomike, ato të ardhura u shkojnë për të blerë këto gjëra. E kuptoni pra se ku është katandisur? Kjo është shkaku absolut i largimit masiv të shqiptarëve. Ne e themi dhe e themi të vërtetën se janë një seri shkaqesh, por shkaku i të gjitha shkaqeve është mospasja. Më kujtohet në vitin 1990, një komshi, e kishte djalin punëtor dhe i thotë i birit nënës së vet, më blej një këmishë. Nëna i thotë nuk kam. Iku dhe u fut në ambasadë. Sot nuk ka nevojë të futesh në ambasadë, ikën jashtë. Paç fatin tënd, gjej jetën tënde se nuk kam. Nuk duhet të mendojmë se po këta janë pensionistë, ose këta janë kaq përqind apo aq. Jo, jo. Këta janë dhimbja më e madhe sot, këta janë padrejtësia absolute. Ne i kemi rritur rrogat 5 dhe 6 herë rrogat e larta. Shqipëria ka rroga 7 mijë euro. Po, po. Rrogat e larta janë rritur, kurse këta janë në një varfëri të frikshme.

Top News- Lëvizja Bashkë zyrtarizon kandidatin/ Arlind Qori garon sërish për Tiranën
03/10 21:58
Top News- Porositë e Ramë për deputetët/ Kërkon fitore të padiskutueshme në Tiranë
03/10 20:30
Top Channel/ Berisha: Nuk bojkotojmë zgjedhjet! Të shtunën PD zgjedh kandidatin
03/10 19:54
Top Channel/ Batuta e Ramës, Shtëpia e Bardhë për TCH: Trump ka bërë shumë për stabilitetin
03/10 19:53
Top Channel/ Zgjedhjet, Rama ndan detyrat, angazhon gjithë qevrinë për Tiranën
03/10 19:52
Top News- Incidentet nëpër shkolla / PD-Sistemi ka dështuar, siguria vetëm në letër
03/10 19:38
Top News- ‘Gati për emër të dakordësuar’/ Berisha-PD pranon kandidatin që mbështet opozita
03/10 17:45
Top News – Ekskluzive/ Batuta e Ramës, reagon Shtëpia e Bardhë: Trump i përkushtuar për PAQE!
03/10 17:36
Top News – Një agjenci për strehimin. Ideja e qeverisë përballë çmimeve të larta të banesave
03/10 17:01
Top Channel/ Batuta me Trump, reagon Rama: ta shtrembërosh është e padrejtë
02/10 23:08
Top News- Rama “i bie pishmanit” për batutat me Macron për gafën e Trump: Shaka mes miqsh
02/10 22:33
Top Channel/ Veliaj në burg, padit presidentin, çojnë në kushtetuese dekretin për zgjedhjet
02/10 19:30
Top News – Dekreti Begaj shkon në Kushtetuese. Ankimohet nga Veliaj: Shkelje flagrante e kushtetutës
02/10 17:39
Top News – Ligjet nisin me ‘mbetjet’. Diskutohet drafti i ri për menaxhimin e integruar të tyre
02/10 17:37
Top News – PS kërkon hapjen e garës, PD kundër. Zgjedhjet te dera, ‘rregullatorët’ e KQZ pa mandat
02/10 17:36
Top News- Drafti për 9 nëntorin / Përgatitjet e KQZ për zgjedhjet e pjesshme vendore
02/10 16:36
Top Channel/ Topalli e merr me sportivitet rikthimin në komisionet e Kuvendit: A e pimë një kafe?
01/10 22:02
Top News-Rama pritet nga mbreti i Danimarkës. Kreu i qeverisë pjesë e samitit të komunitetit politik
01/10 21:32
Top News – Mitsotakis i hedh krahun Ramës, bisedime edhe me Macron. Darka në pallatin mbretëror
01/10 21:24
Top News – Mbreti pret Ramën në Kopenhagen. Darkë para mbajtjes së samitit
01/10 21:24