Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka nga foltorja e Kuvendit foli për nismën për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut. Teksa vlerësoi faktin se Vettingu është një gur themeli i për vijimin e reformës në drejtësi, Bushka pohoi se nëse ndërpritet mandati i KPK-së dhe të Komisionerit Publik, do të mbeten stok 300 dosje, të cilët më pas do i kalojnë SPAK.