Prokuroria e Tiranës që po heton dy persona për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja , kërkon akoma më tepër kohë për të dalë në përfundim nëse bashkëpunuan apo jo me njëri tjetrin Elvis dhe Gjon Shkambi. Për këtë shkak prokurori Ritvan Suka ka vendosur të zgjasë afatin hetimor edhe për tre muaj të tjerë, bëjnë me dije burime jo zyrtare të TCH