Top Channel/ Zemërim me Orban! Zyrtarët e lartë të BE bojkotojnë takimet e organizuara nga Hungaria?
16/07/2024 16:22

Hungaria mori presidencën më 1 korrik dhe që atëherë Orban ka vizituar Ukrainën, Rusinë, Azerbajxhanin, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara në një turne botëror që ai e ka shpallur si një “mision paqeje” që synon të ndërmjetësojë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Por, kjo zemëroi shumë liderë në BE, të cilët thanë se nuk ishin informuar paraprakisht për planet e Orbanit. Qeveria e tij është miqësore me Rusinë dhe ka dalë kundër politikës së shumicës së vendeve të BE-së për mbështetjen për Ukrainën. Ministri i Hungarisë për Evropën, János Bóka, kritikoi vendimin e komisionit duke thënë se organi “nuk mund të zgjedhë institucionet dhe shtetet anëtare me të cilat dëshiron të bashkëpunojë”. Vizitat e kryeministrit të gjatë në Moskë dhe Pekin, ku ai zhvilloi bisedime me udhëheqësit Vladimir Putin dhe Xi Jinping, zemëruan homologët e tij të BE-së, të cilët thanë se nuk ishin informuar paraprakisht. Ata nxituan të sqaronin se Orbán, nuk po vepronte në emër të BE-së. Von der Leyen e akuzoi atë se po përpiqej të qetësonte liderin rus. “Zbutja nuk do ta ndalë Putinin. Vetëm uniteti dhe vendosmëria do të hapin rrugën drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha ajo. Në një intervistë për mediat, një zëdhënës i Orban tha se kryeministri i kishte informuar me shkrim liderët e vendeve të tjera të BE-së “për negociatat, përvojat e fazës së parë të misionit të paqes dhe propozimet hungareze”. Qeveria e Hungarisë ka argumentuar prej kohësh për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata paqeje në konfliktin në Ukrainë, por nuk ka përshkruar se çfarë mund të nënkuptojnë lëvizje të tilla për integritetin territorial të vendit dhe sigurinë e ardhshme. Ajo ka shfaqur një qëndrim kundërshtar ndaj Ukrainës duke ruajtur lidhje të ngushta me Moskën, edhe pas pushtimit të saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45