Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar momentet më të vështira në histori për popullin e tij, në kohën kur Ukraina po ndodhet në presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të bëjë lëshime territoriale kundrejt Rusisë pushtuese. Në një fjalim 10-minutësh, Zelensky ai ka paralajmëruar ukrainasit se gjendet përballë një zgjedhje të vështirë ku: “ose do të humbë dinjitetin, ose një partner kyç”. Pra ose t’i pranojë 28 pikat e propozuara nga SHBA-ja ose “do të përballet me një dimër ekstremisht të vështirë”. Zelensky ka thënë se partnerët e Ukrainës presin që ai t’i japë përgjigje së shpejti planit, ndërsa është zotuar se do ta mbrojë Kushtetutën e Ukrainës.