Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky zhvillon sot bisedime në Londër me Kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarin Gjerman Friedrich Merz. Zelensky dhe liderët europianë do të diskutojnë planin e fundit të paqes që synon t'i japë fund luftës në Ukrainë, i hartuar gjatë bisedimeve midis zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Florida javën e kaluar.