Top Channel/ Zelensky lëvizje urgjente: Jo bisedime pas shpine!
18/02/2025 19:32

Lëvizjet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë krijuar jo pak trazira, ku duket se po krijohet një rend i ri botëror. SHBA dhe Rusia përjashtuan nga tryeza e diskutimeve Bashkimin Evropian, por edhe vetë Ukrainën. Kjo lëvizje ka krijuar pakënaqësi në të dyja kahet, si në BE, e cila u bashkua në një samit urgjent në Paris, i thirrur nga Presidenti Macron, por edhe në Ukrainë. Teksa në Riad të Arabisë Saudite, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, arriti një marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, Presidenti Volodymyr Zelensky, dha një mesazh të fortë krah homologut të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa lajmëroi se ka anuluar udhëtimin drejt Arabisë Saudite. Presidenti i Ukrainës njoftoi se kishte shtyrë për në 10 mars vizitën e tij në Arabinë Saudite, e cila ishte planifikuar për të mërkurën, në 19 shkurt, pasi sipas tij, nuk mund të mbahen bisedime pas “shpinës së Ukrainës” për t’i dhënien fund të luftës. Ai tha se për arritjen e paqes në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Evropa duhet të marrin pjesë në bisedime për garancitë e sigurisë për Kievin. “Ne nuk ishim të ftuar në këtë takim ruso-amerikan në Arabinë Saudite. Ishte një surprizë për ne. Mendoj se ishte një surprizë për shumë njerëz. Ne jemi absolutisht të sinqertë dhe të hapur. Nuk duam që askush të vendosë prapa shpinës sonë. Asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë. Nuk dua asnjë rastësi. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të shkoj në Arabinë Saudite”, tha Zelensky, pas takimit me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan. Nga ana e tij, Erdogan u shpreh se integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës janë të padiskutueshme për Ankaranë, në periudhën në vazhdim, duke shtuar se Turqia mund të ishte një vend i përshtatshëm për bisedime të mundshme paqeje që do të përfshinin Rusinë.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB