Top Channel/ Zelensky kërkon të marrë pjesë në betimin e Trump: “Por vetëm me ftesë”!
06/01/2025 14:48

Volodymyr Zelensky do ta dëshironte pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të presidentit amerikan Donald Trump më 20 janar, por vetëm nëse merr ftesë nga republikani. “Do të doja të merrja pjesë. Sigurisht, duhet të shikoj dhe situatën tani sepse ka momente të vështira, në përshkallëzim, shumë raketa. Por, unë nuk mund të shkoj veçanërisht në kohë lufte, nëse Presidenti Trump nuk më fton drejtpërdrejtë. Thjesht nuk është mirë, sepse e di që liderët në përgjithësi nuk janë të ftuar në inaugurimin e presidentëve të SHBA-së. E di që ka liderë që mund të vijnë vetë, nëse duan, dhe do ta bëjnë. Për mua është shumë e vështirë, jam ai lloj personi që nuk mund të vizitoj pa ftesë”, është shprehur ai. Zelensky u shpreh po ashtu se çdo garanci sigurie për shtetin e tij në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë do të kishte kuptim vetëm nëse ajo do të jepej nga SHBA-ja. “Unë nuk dua të shqetësoj askënd dhe t’i bëj probleme dikujt. Nëse ai më font, do të shkoj, sigurisht bashkë me gruan time, mendoj se është e rëndësishme”, pohon në fund te mesazhit kreu i shtetit ukrainas. Zelensky ka një histori të gjatë dhe të vështirë me Trumpin. Gjykimi i parë ndaj Trumpit për shkarkimin e tij nga posti i presidentit më 2019 u nxit nga një bisedë telefonike që ai kishte zhvilluar me Zelenskyn, në të cilin Trump dukej se kishte kushtëzuar ndihmën ushtarake amerikane në këmbim të hetimit nga Ukraina të familjes së Bidenit. Trump disa herë e ka kritikuar Zelenksyn e gjatë fushatës zgjedhore, ai vazhdimisht e ka përshkruar presidentin ukrainas si “tregtarin më të mirë në botë” – referencë kjo për dhjetëra miliarda dollarë ndihmë që ligjvënësit e dy partive në SHBA kanë miratuar që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04