Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sonte se bisedimet e ardhshme të paqes midis Kievit dhe Moskës do të mbahen të mërkurën në Turqi. Dy takime të tjera midis dy palëve i kishin paraprirë kësaj në Stamboll, pa ndonjë rezultat të rëndësishëm në drejtim të përfundimit të luftës.