Presidenti Ukrainës Volodimir Zelenski pritet të martën e ardhshme t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse përmes një video call nga Kievi. Burime nga kuvendi i thanë Top Channel se është arritur dakortësia me stafin e presidencial ukrainas që Zelenski, përmes një séance të posaçme të mbajë një fjalë në parlament.