Një varr masiv, me eshtra që dyshohet se janë viktima të diktaturës, është zbuluar në Përmet. Një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar nga firma ndërtuese, e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit. Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto te fundit kanë rrethuar zonën. Për kreun e shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politike Nebil Çika, ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësirë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.