Altin Meçaj ka akuzuar publikisht një efektiv policie nga Fier, Fredi Lamaj, se e ka dhunuar pasi i ka shkruar motrës së tij në rrjetet sociale. Por këtë version e hedh poshtë kjo e fundit, e cila në një reagim publik deklaron se vëllai i saj nuk është i përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë më tej ajo ka thënë se për Meçajn ka bërë denoncim në polici për përndjekje në rrjetet sociale, pasi i shkruante vazhdimisht mesazhe sentimentale. Në këto mesazhi ai i shpreh dashurinë ndaj saj, ndërsa ajo i shkruan ‘a je në terezi?’.