Kryesocialisti Edi Rama pa nga afër përgatitjet për çeljen e fushatës elektorale. Në këtë sallë në ora 17:00 do mbërrijnë me zë dhe figurë 12 aktivitete, të nisura në të njëjtën kohë paralelisht, të grave socialiste në 12 qarqet e vendit. Ndryshe nga fushatat e shkuara socialistët zhvillojnë jo 1 por 12 takime elektorale me fokus gruan në ditën e parë të çeljes zyrtarisht të fushatës.