Top Channel/ Zbulohet shpellë në Hënë: U krijua nga “tubacionet” e llavës!
16/07/2024 11:39
Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një shpellë në Hënë. Të paktën 100 metra e thellë, ajo mund të jetë sipas tyre, vendi ideal për ndërtimin e një baze të përhershme në satelitin e vetëm natyror të Tokës.