Shqipëria nis hartimin e një strategjie kombëtare për zhvillimin e marinave përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga veriu në jug. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila mori pjesë në Konferencën e 5 Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe Inteligjente, që u zhvillua këtë të hënë në Monako.