Top Channel/ Zbulohet Plani i BE, do ta “godasë” Trumpin te kompanitë republikane
01/04/2025 22:44

2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky është momenti kur Shtetet e Bashkuara zbatojnë tarifat e tyre të reja mbi produktet e importuara. Po çfarë janë tarifat e reja dhe çfarë prekin ato? Paketa e re e tarifave është shumë më e gjerë se ato të mëparshmet. Ajo përfshin një rritje prej 20% për shumicën e produkteve, ndërsa tarifat për çelikun dhe aluminin janë tashmë aktive dhe janë rritur me 25%. Por, ky është vetëm fillimi. Trump ka njoftuar se tarifat mund të zgjaten në sektorë të tjerë, përfshirë ushqimin, automjetet, farmaceutikën, mekanikën, pajisjet elektronike dhe industrinë kimike. Këto masa synojnë të ulin deficitin tregtar të SHBA-së, i cili është rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, duke arritur deri në 100 miliardë dollarë në fund të vitit 2024. Përveç kësaj, Trump ka theksuar se këto tarifa do të motivojnë kompanitë amerikane të kthehen në SHBA dhe të prodhojnë aty, për të shmangur taksat. Kjo ka shkaktuar frikë se konsumatorët amerikanë mund të përballen me çmime më të larta për disa produkte, përfshirë makinat dhe pajisjet elektronike. Nga ana tjetër Europa ka kërcënuar me kundërmasa. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen deklaroi se përgjigja do të jetë e fortë, ndërsa mediat kanë zbuluar planin e BE. Synimi është që të taksohen sa më shumë produktet e kompanive amerikane që mbështesin Partinë Republikane në SHBA. Këto përfshijnë druri i prodhuar në Xhorxhia dhe Alabama, bagëtitë që importohen nga Kansas dhe soja që vjen nga Luiziana. Përveç kësaj, është duke u shqyrtuar mundësia e kufizimit të investimeve amerikane në Evropë dhe pjesëmarrjes së kompanive amerikane në tenderët publikë në vendet e BE-së. Këto masa do të kenë një ndikim të konsiderueshëm në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare dhe mund të krijojnë tensione më të mëdha në tregun global.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02