Top Channel/ Zbulohet liqeni unik në Shqipëri! Auron Tare: Çekët s’’janë shkencëtarë
07/02/2025 19:40

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë. Ata e quajtën Liqeni Neuron nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Liqeni ndodhet në zonën e llixhave të Sarandaporit në Leskovik, Korçë. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje, thekson medias së huaj. Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos. Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë. Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkonte pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga Fondacioni Neuron. Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati një milion kurora (ose mbi 39 mijë euro), të dhuruara nga donatorë privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, për nder të fondacionit. Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, ka përshkruar se si u bë zbulimi i këtij liqeni që në të ardhmen pritet të tërheqë edhe shumë turistë. “Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë. Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner-celular LIDAR, i cili na lejonte të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur sonar (një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë duke emetuar impulse zanore dhe duke zbuluar ose matur kthimin e tyre pas reflektimit)”, – tha Bouda. Teknologjia më e fundit është përdorur nga ekipi i shkencëtarëve çek; GeoSlam, një lloj teknologjie skanimi 3D, që ka krijuar modele të sakta të shpellës. Procesi me të cilin është bërë shpella që përmban liqenin është gjithashtu e pazakontë. Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë. Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë në kuptimin e këtij lloji të rrallë të formimit të shpellave dhe më shumë punë dhe zbulime janë për tu bërë atje, sipas Boudas. Ky i fundit tha gjithashtu se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës ku u zbulua liqeni. “Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni. Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe në një kuptim më të mirë të hidrologjisë së saj, sepse deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen”, tha ai.

Top Channel/ “Kur dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama rrëfen brengën e tij
04/04 23:38
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top News – Pranga të afërmëve të gjeneralit iranian. SHBA- përhapën propagandën e Teheranit
04/04 23:15
Top Channel/ Nga historia te kriza, pse Hormuzi është “arteria” më e rrezikshme e globit
04/04 22:51
Top Channel/ Mijëra euro cash, ora luksoze…/ Në listën e më të kërkuarve, pranga bosit të Camorras
04/04 22:02
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top News – Kapen ‘skifterët’ në Tiranë. Vodhën kasafortën dhe sende me vlerë në një banesë
04/04 20:55
Top News- Gjenden 2 trupa të pajetë në Kamenicë të Korçës, dyshimet e para
04/04 20:44
Top Channel/ Ballokumja, trashëgimi elbasanase! Ëmbëlsira shpallet pasuri jomateriale
04/04 20:12
Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30