Seanca gjyqësore në Apel po mbahet këtë të premte ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji. Salianji gjatë dëshmisë së tij, ka nxjerrë përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë. Salianji: Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?!