Rrjeti ende po vlon nga një video e publikuar dy ditë më parë në kanalin më të ndjekur në Neë York, “Abc7” ku shfaqej një grua e pastrehë që i ngjante Parashqevi Simakut dhe zëri të saj të paharrueshëm, “mori dhenë” në Shqipëri. Ajo që dihej deri më tani nga shqiptarët që janë rrtur me zërin e saj ikonik në vitet 80’, ishte se Parashqevi Simaku, ishte shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pa asnjë gjurmë për gjithë popullin shqiptar që bëri për vete me këngët e saj. Figura e saj, merrte ndihma sociale dhe thoshte “na mbajnë gjallë”, tronditi opinionin publik shqiptar.