Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët Gjatë operacionit u godit rrjeti që prodhonte dhe shpërndante drogë në formë karamelesh pranë shkollave. Vihen në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen dhjetëra paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, xhelatine në formë karameleje, përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike dhe lëndë narkotike kanabis.