Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale në Tiranë. Policia ka sekuestruar 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Si pasojë është shpallur në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë ka rënë në pranga një 66-vjeçare, (nënë e bir).