Surprizat nga Egjipti duket nuk kanë të reshtur. Arkeologët zbuluan së fundi dy statuja gjigande sfinksi gjatë restaurimit të tempullit të lashtë të faraonit Amenhotep III, i cili sundoi rreth 3300 vjet më parë, kur vendi ishte i pasur me ar e njohu një periudhë paqeje, prosperiteti dhe fuqie ndërkombëtare në rritje.