Sekuestrohen 58.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe municion luftarak. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Fokusi”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga pronari i banesës ku u gjet edhe municion luftarak.