Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme. Nga detajet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mësohet se në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.