Policia greke i dha një goditje karteleve të kokainës nga Amerika Latine, duke arrestuar shtatë persona të cilët kishin marrë në dorëzim 100 kilogram kokainë nga një kontejner në portin e Selanikut. Operacioni u zhvillua në Diavata pranë Selanikut kur policia bllokoi dy makina ku shtatë të arrestuarit mbanin sasinë e madhe të kokainës .