Qyteti antik në Bushat,te Vaut te Dejes ku prej vitesh po kryhen gërmime arkeologjike, është përfshirë zyrtarisht në hartën e trashëgimisë kulturore të vendit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale është miratuar rregullorja që përcakton ruajtjen dhe administrimin e tij si zonë arkeologjike e kategorisë “A”.