Në qytetin e Durrësit në zonën ish-lulishtes te 1 maji, është bërë një zbulim i ri arkeologjik. Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si objekte që i përkasin shekullit 6-7. Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 1 metër thellësi dhe nga materiali i pranishëm në to, datojnë përafërsisht në periudhën e Antikitetit të Vonë, rreth shekullit të 6-7 në periudhen më të lashte Romake.