Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit, duke sjellë ngarkesë të trafikut në “Rrugën e Kombit”. Kolona e automjeteve mësohet se i ka kaluar 6 kilometra këtë mëngjes në dy korsi, sipas shtypit në Prishtinë.