Aleksandar Vucic njoftoi se do të përmbushë kërkesën që shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell paraqiti për Serbinë gjatë takimit trepalësh në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Për rreth tetë orë me radhë, Borrell takoi fillimisht ndarazi e pastaj së bashku dy liderët në një përpjekje për të ulur tensionet në veriun e Kosovës dhe shmangien e një përshkallëzimi të ri të situatës në prag të fillimit të fazës së dytë të zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.