Top Channel/ Zbardhet vrasja e biznesmenit Shkëlzen Kastrati. Arrestohet në Fushë-Krujë Elmir Tufa
02/11/2023 21:43

Forcat speciale arrestuan në Fushë Krujë, 31 vjeçarin Elmir Tufa i shpallur në kërkim prej më shumë se dy vitesh për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në 1 shkurt të vitit 2021 në Fier Forcat speciale ndërhynë në momentin që Tufa po lëvizte në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Gjykata e Fierit kishte caktuar për Elmir Tufën masën “arrest me burg”, ndërsa në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është edhe Albert Zaja i cili u kap nga forcat renea në Fushë-krujë në prill të vitit 2021. Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xhecuka e Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Të gjitha hetimet për ngjarjen u përqendruan tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait, Klemend Kastrati. Ky i fundit rezulton të jetë implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por edhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Për arrestimin e Tufës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përgëzoi forcat operacionale por shtoi se ka ende ngjarje të pazbardhura që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë.

Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33