Policia zbardh pas katër vitesh vrasjen e 40-vjeçarit Besmir Hida, i cili u ekzekutua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjës. Policia thotë se ka identifikuar tre autorët e vrasjes të cilët janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe bëhet fjalë për Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Ardian Ahmetajn. Autorësia e kësaj ngjarjeje, thotë policia është dokumentuar me prova ligjore të siguruara gjatë hetimit intensive.