Top Channel/ Zbardhet dinamika e masakrës në Shkodër! Si ndodhi përplasja mes grupeve në Dobraç
30/10/2024 18:14

Një atentat me pasojë vdekjen e dy personave ndodhi këtë të mërkurë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa ka marrë një plumb në kokë. Gjithashtu i vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin. Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti i atentatorëve, tip Mercedes, i ka përplasur. Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Postimi i policisë: Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16