Në javën e parë të muajit mars, në vend që të presim pranverën, do të kemi rikthimin e stinës së dimrit. Në orët e para të mëngjesit zonat malore janë përfshirë nga reshje të pakta dëborë. Këtu në zonën e Dajtit trashësia e dëborës arrin nga 3-5 cm. Reshjet e dëborës në zonën e Tiranës janë gjithnjë të mirëpritur. Të rritur dhe fëmijë i gëzohen bardhësisë që të ofron natyra. “Erdha këtu së bashku me familjen, po kënaqem pasi bëmë së bashku edhe një plak prej dëbore”, thotë një pushues.