Ky është momenti kur 2 persona të maskuar dhe të armatosur I bënë attentat 45 vjeçarit Julian Sula në hyrje të Lushnjës një ditë më parë. Atentatorët që dyshohet se ishin 3 persona kishin parkuar mjetin e tyre në rrugën misto Mame në Lushnje duke pritur që aty të kalonte 45 vjeçari me mjetin e tij bmë. Sapo e kanë konstatuar dy prej tyre dolën nga makina duke hapur zjarr njëri me kallashnikov dhe njëri me pistoletë, ndërsa I treti qëndroi në timon në gatishmëri për ti larguar nga vendngjarja sapo sulmi të mbaronte.