Një ditë pas kaosit në selinë e PD, paraditja e të martës i gjeti ambasadorët e disa vendeve të akredituar në Tiranë të ngjisin shkallët e selisë blu. Ftesën e kishin nga Lulzim Basha. I priti në të njëjtën zyrë nga ku Sali Berisha, shpalosi avancimin e planit për largimin e zotit Basha nga drejtimi partisë.