Ka nisur këtë të hënë në Shkodër një aksion për lirimin e hapësirave publike. Pas përfundimit të afatit 5 ditor të vendosur ndaj bizneseve që kishin zaptuar hapësira publike, bashkia ka nisur punën për lirimin e tyre. Efektivë të shumtë të policisë bashkiake në bashkëpunim e strukturat e tjera vendore kanë dalë në terren dhe po monitorojnë të gjithë situatën nga afër.