Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë në takimin për “Open Ballkan” tha se në fokus është bujqësia dhe bashkëpunimi në këtë fushë për t’i dhënë më shumë shtysë punësimit dhe eksperiencave mes vendeve. Ndër të tjera ai ka theksuar se ato do të përpiqen që të kenë një barazi standartesh dhe shkëmbim eksperiencash në këtë sektor që ka dhe një rol të rëndësishëm në punësimin e qytetarëve.