Zâ Fest këtë vit shënon edicionin e pestë të tij. Festivali synon të behet një festival që ka brenda tij shumë estetika të artit, jo vetëm kengën, poezinë, legjendat etj, por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin e gjithashtu synon të ndihmojë turizmin. Duke u vendosur rreth rrafshit të Shkodrës, Zâ Fest kërkon të zhvillojë më shumë aktivitetet e tij në veri të Shqipërisë duke pasur parasysh që kjo zonë ka më shumë nevojë për zhvillim. Por tashmë nuk është më Thethi, vendndodhja e festivalit.