Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, i ngjiti shkallët e SPAK, jo vetëm për të uruar Altin Dumanin për detyrën e sapo marrë si kryeprokuror, por edhe për të përsëritur me çdo formë se amerikanët vazhdojnë të kenë besim dhe të presin rezultate nga prokuroria antikorrupsion. Pasi përshëndeti në korridore prokurorët e posaçëm, për gati një orë ambasadorja Kim qëndroi në takim me Altin Dumanin, që ka premtuar shumë gjatë garës në KLP duke treguar vizionin se korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen me kurajo .