Ne axhenden mbeshtetese te ambasadores amerikane Yuri Kim perpos prokuroreve te SPAK, jane shtuar edhe gjyqtaret antikorrupsion, te cilet vendosin mbi hetimet e prokurorise se posacme dhe Byrose Kombetare te Hetimit. E ndersa zyrat jane te ndryshme , qëllimi i takimeve eshte i njejte. Per tu kujtuar njerezve të drejtësisë se ' ligjI i barabarte per te gjithe', do te thote ; askush nuk eshte mbi ligjin. Një postulat i jurisprudencës ky, që me gjuhën e diplomacisë amerikane është përsëritur mbas dënimit të cdo zyrtari të lartë.