Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli është përfshirë në një debat me kryetaren e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa këtë të hënë. Ylli: Jam president vullnetar, s’kam nevojë për lekët e KOKSH. Zhupa: Mos qaj hallin tonë por të sportit se jeni bërë njësh me politikën, s’dihet ku fillon Rama e ku mbaroni ju, e ku filloni ju e ku mbaron Rama.