Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, u nderua sot me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Me një ceremoni në ambientet e Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama i dorëzoi Karaqit medaljen, një moment emocionues ky që u shoqëruar me lot nga kampioni dhe prindërit e tij, që ishin sot më krenarë se kurrë.