Mediat greke e quajnë “xhuxhi”, për shkak se nuk është më shumë se 1,60 metra i gjatë. Ai kërkohej si një prej grabitësve më të brutalë që vepronin në ishullin e Mykonos, ku shenjestronin vila luksoze. Shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij nuk ngurronin t`i kërcënonin viktimat e tyre dhe t`i merrnin me forcë sendet me vlerë që u gjenin.