Top Channel/ Xheloz se i braktisi biznesin, detaje nga krimi i dyfishtë në Vushtrri
24/03/2025 22:34

Pa kaluar 24 orë nga vrasja e një 19-vjeçari nga një bashkëmoshatar i tij në Vushtrri, qyteti u trondit edhe me një vrasje tjetër. Në fshatin Stanofc, në një nënkalim të këmbësorëve, një burrë i moshës 58 vjeçare vrau me armë zjarri një grua 42 vjeçare e më pas kreu edhe vetëvrasje. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes sekuestroi armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, respektivisht vetëvrasja. Prokuroria Themelore e Mitrovicës në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri të krimi ka intervistuar edhe disa dëshmitarë okular të ngjarjes. Ndërkohë bëhet e ditur se viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar së fundmi në një furrë që ishte në pronësi të dorasit. Sipas Rrahim Ajetit, familjar i viktimës, arsyeja që mund të ketë çuar deri të vrasja është largimi i saj nga puna. Kanë punuar para një kohë në furrë bashkë, nuk kanë pasur probleme. Sipas një informate jo fort zyrtare është xhelozia që, “pse ke shku tjetër vend me punu e ke lënë te unë” Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04