Babë e bir, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat me armë dje në Gjykatën e Apelit kanë dalë sot nga spitali, pasi janë jashtë rrezikut për jetën. Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur dje, ka deklaruar se “shtëpia është e axhës, nuk e gëzon askush”, raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj.