Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj. Xhaferraj kërkon shpjegime se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari-gjelbërimi’, në Durrës.