Shefi i operatives rajonale të Mitrovicës së Veriut, Majori Shkëlzen Xhafa, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë ku pritet që kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç të bëjë betimin më 19 maj në ndërtesën e komunës. Xhafa në një deklaratë për media ka theksuar se nuk presin që të ketë tensione gjatë betimit të kryetarit.